Rrahman Jasharaj mohon lajmet: Nuk jemi tërhequr nga kërkesa për 100 euro shtesë

20:52 | 20 September 2022

Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, ka demantuar lajmet se janë tërhequr nga kërkesa kryesore për shtesën prej 100 eurosh.

Jasharaj tha se as BSPK-ja as SBASHKU dhe as shërbyesit civil nuk janë tërhequr nga asnjë kërkesë e bërë publike deri tani.

“Jo, nuk është i vërtetë lajmi se jemi tërhequr nga kërkesa për shumën prej 100 eurosh. E kanë lexuar gabim letrën kthyese, i kam vizatuar SBASHK dhe ajo që di dhe e them me plot përgjegjësi është se as BSPK-ja e as SBASHKU dhe as shërbyesit civil nuk janë tërhequr nga asnjë kërkesë e bërë publike deri tani dhe as nga kërkesa për 100 euro”, ka thënë Jasharaj.

“SBASHK-u ka thënë se përveç asaj shumë që e ka ofruar në Pako Qeveria Kurti, kësaj shume ti shtohet edhe përqindja e ngritjes ekonomike për ketë vit dhe përqindja e inflacionit që ka ndodhur këtë vit. Nuk jemi tërhequr, por e kemi bërë një version të ri, pasi ata po këmbëngulin 50 dhe kësaj 50 i shtohet përqindja e ngritjes ekonomike dhe përqindja e inflacionit dhe shuma besoj do të jetë ajo që është kërkuar edhe në fillim”, ka thënë Jasharaj për Gazeta Blic.

Komento: