Rrahman Jasharaj: Nuk ka më kushtëzime, Qeveria dhe ministrja Nagavci t’i procedojnë pagat për grevistët

20:09 | 04 Tetor 2022

Jasharaj: S’ka më kushtëzime, Qeveria dhe ministrja Nagavci t’i procedojnë pagat për grevistët.

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të procedojë pagat në arsim për muajin shtator, pasi një gjë e tillë është antikushtetuese dhe në kundërshtim me të drejtat e lirive të njeriut.

Ai ka thënë për RTK se kompensimi i orëve të humbura dhe ndryshimi i kalendarit të vitit shkollor nuk duhet të bëhen, ndonëse MASHTI sot vendosi për një gjë të tillë.

“Nuk ka më kushtëzime, ministrja Arbërie Nagavci dhe Qeveria e Kosovës duhet të procedojnë pagat për grevistët në arsim”, ka thënë Jasharaj.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës nuk ka proceduar pagat për punonjësit në sistemin arsimor për shkak të grevës.

MASHTI sot ka vendosur për kompensimin e orëve të humbura dhe ndryshimin e kalendarit të vitit të ri shkollor.

Komento: