Rrahman Jasharaj paralajmëron padi ndaj Elvis Hoxhës

19:10 | 14 Shtator 2022

Kreu i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj, ka paralajmëruar padi ndaj anëtarit të VV’së, Elvis Hoxha, i cili para disa javësh e kishte akuzuar Jasharajn se po punon për interesa të Serbisë.

“Është e dhimbshme pjesëmarrja e mësuesve në grevë që për shef ka anëtarin e partisë serbe”, kishte deklaruar Hoxha.

Jasharaj tha se kjo deklaratë e Hoxhës gati i ka kushtuar me shëndet, derisa të njëjtin e quajti si “njeriun më të poshtër në Vetëvendosje”.

Jasharaj paralajmëroi se Hoxha si dhe të gjithë të tjerët që e krahasojnë atë me figurën e Millosheviqit do të përballen me gjykata.

“Njeriu më i poshtër në Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ma bëri goditjen që gati më kushtoi me shëndet, kam pasë një krizë, në çfarë gjendje edhe familja ime. Të gjithë këta të pafytyrë që më bëjnë fotomontazha të miat dhe Millosheviqit ata janë më të poshtrit në botë dhe do të përballen me gjykata. Shumë nga nxënësit e mi janë shkolluar shumë dhe janë lajmëruar vullnetarisht, unë do të fillojë me Elvisin dhe me të tjerët në Facebook sepse jam lodhë dhe stërlodhë. Edhe fyerjet për dhëmbët edhe për pamjen time ua kam falë sepse janë njerëz pa karakter por të më krahasojnë me Millosheviqin që ësht kasap dhe ka vrarë fëmijë që unë kam qenë kundër e që jam rrahë nga ai regjim”, tha Jasharaj për Blic.

Komento: