Kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës së Kosovës, Rrahman Jasharaj ka konfirmuar se kanë hequr dorë nga greva pa iu plotësuar 100 për qind kërkesat.
Jashari, është ndarë i kënaqur me marrëveshjen që kanë arritur me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli
“Ishte kënaqësi, dje e filluam një raund të ri, sot arritëm marrëveshje. Lëvizja e re na ofron shumë kërkesave tona”, tha Jasharaj.
SBASHK-u ka vendosur ta ndërpresë grevën në arsim, pas marrëveshjes që është arritur me krerët e institucioneve.
Edhe këta të fundit, kanë pohuar së ky është një lajm i mirë për arsimin në vend, teksa kanë pohuar se të shtunën pritet edhe të votohet Projektbuxheti për vitin 2019 dhe Ligji për Paga.