Rrahman Rama ka folur për mbështetjen ndërkombëtare për ushtrinë e Kosovës

11:50 | 08 March 2019

Rrahman Rama ka thënë se nuk po mungon mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë për Ushtrinë.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama sot ka raportuar para Komisionit për Punë të Brendshme, i cili ka thënë se bashkëpunimi i mirë ka qenë dhe po vazhdon me KFOR-in dhe NATO-n në fazën e transicionit të Ushtrisë së Kosovës.

“Një prej prioriteteve tona është ngritja profesionale për misionin dhe detyrat tona që i kemi në të ardhmen. Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar është i mirë dhe përkrahja për pajisje nuk po mungon”, tha Rama.

Ai foli edhe për trajnimet, për strukturën, arritjet e vitit 2918 dhe për përfshirje nga komunitete tjera si atyre serb. Mosha mesatare në FSK është nga 35-37 vjeç.

Lidhur me diplomacinë ushtarake, gjeneral Rama tha se aktualisht FSK i ka shtatë atashe ushtarak – ShBA, Bruksel dhe vende të tjera, ndërsa dy të tjerë janë në proces për Francë dhe Itali, transmeton kp .

Me rishikim të buxhetit të shtetit do të kërkojnë mjete shtesë për ushtri.

Rama tha se ushtrisë së Kosovës do t’i shtohen edhe 650 kadetë ku kanë aplikuar rreth shtatë mijë të rinj kosovarë, dhe do të përzgjidhen në bazë të kritereve të NATO-s.

Numri i aplikuesve së fundi është ngritur për 10 për qind krahasuar me konkurset e viteve të kaluara. Ndërsa, ai tha se FSK për shtatë vjet ka dal institucioni më i besueshëm.

Deputeti Ismet Beqiri ka thënë se për rekrutimin e kandidatëve për kadetë duhet vendosur kritere profesionale.

Ndërsa Beqiri shprehi interesim të marrë informacioni nga gjenerali për pjesëmarrjen e FSK në “Marshall”, në Gjermani. Mirëpo, nuk mori përgjigje nga gjenerali.

Xhelal Sfeçla anëtar i Komisionit tha se mbështetja me anë të kompetencave për FSK është e kotë nëse nuk ka mbështetje financiare me anë buxhetor.

Komento: