Rrahman Rama merr dhuratë simbolike në Ditën e Veteranit nga shokët e luftës – detaje në postimin e tij

19:38 | 30 Dhjetor 2024
rrahman-rama-merr-dhurate-simbolike-ne-diten-e-veteranit-nga-shoket-e-luftes-–-detaje-ne-postimin-e-tij

jenerallejtënant Rrahman Rama ka marrë dhuratë një kapele me numrin 7 me rastin e Ditës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Numri 7 lidhet me numrin e tij që ka në listën e PDK-së si kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të planifikuara për 9 shkurt 2025.

Kandidati nga PDK për deputet që është i shtati në listë të kësaj partie, ka marrë një kapelë me numër 7 nga shokët e tij të luftës, siç shprehet Rama, ai u emocionua nga shokët e luftës për dhuratën që ia bënë.

“Teksa po pranoja gjithë këtë respekt, pranë nesh dëgjoheshin krismat nga stërvitjet e ushtarëve të FSK-së. Këto krisma, shokët pranë dhe kjo kapele, e përmbledhin gjithë rrugëtimin tim ushtarak – nga UÇK-ja, TMK-ja e deri tek FSK-ja”, shkruan Rama.

Komento: