Rrahmani ka folur pak para fillimit të ndeshjes.
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka reaguar pak minuta para fillimit të ndeshjes me Maqedoninë e Veriut.
Rrahmani, i cili mungon për arsye të COVID-19, u ka dhënë zemër bashkëlojtarëve të tij.
Ai ka postuar një video ku tifozët në ”Fadil Vokrri” krijojnë atmosferë impozante.
”Edhe pse nuk jam me ju aty, zemra ime dhe e gjithe Shqipetareve eshte ne fushe me ju.
Tregojuni botes kush jemi. FORCA KOSOVE”, ka shkruar ai.