Rrahmani për shpërthimin në Zubin Potok: Akt terr*orist, duhet ndëshkim i menjëhershëm nga autoritet kosovare

01:38 | 30 November 2024
rrahmani-per-shperthimin-ne-zubin-potok:-akt-terr*orist,-duhet-ndeshkim-i-menjehershem-nga-autoritet-kosovare

Deputeti, Eman Rrahmani ka reaguar për sulmin në Ibër Lepenc, të ndodhur sonte në Zubin Potok, teksa e ka quajtur “akt kriminal”. Rrahmani theksoi se autorët gjegjës duhet marrin ndëshkimin e menjëhershëm nga autoritetet e Kosovës.

“Akti terroristë i ndodhur sot në veri të Kosovës, duhet të marrë ndëshkimin e plotë dhe të menjëhershëm nga autoritet e Republikës së Kosovës. Mbështetje të plotë për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, për ofrimin e sigurisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në koordinim të plotë me aleatët tanë ndërkombëtarë”, ka shkruar Rrahmani.

Komento: