Rrahmani po “lufton” kundër kohës, shpreson të jetë gati për lojën me Barcelonën

11:25 | 05 March 2024

Fitorja e Napolit ndaj Juventusit ishte me ndjenja të përziera.

Kjo për faktin se ekipi napolitan në këtë ndeshje e humbi përkohësisht Amir Rrahmanin.

Futbollisti kosovar pësoi tërheqje muskulore dhe u detyrua të largohej para kohe nga fusha e blertë.

E përditshmja italiane “Corriere dello Sport” ka dhënë detaje rreth gjendjes dhe situatës aktuale të përfaqësuesit kosovar.

Gjithnjë sipas mediumit italian, Rrahmani do të mungojë sigurt në ndeshjen e kësaj të premteje në Serie A kundër Torinos, ndërsa vendin e tij pritet ta zë Leo Ostigard.

Ndërkohë, trajneri Calzona shpreson që ta ketë në dispozicion ish-futbollistin e Dinamo Zagrebit dhe të Veronës në një ndeshje të madhe dhe vendimtare.

Në fakt, Napoli do të luajë me Barcelonën më 12 mars në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve dhe Rrahmani do të mundohet të jetë gati për këtë super-sfidë për kampionët e Italisë.

Komento: