Në Pejë një person ka rrahur gruan e tij dhe për këtë ai është dërguar në mbajtje nga policia.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Pejë, bën të ditur Policia e Kosovës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.