Në orët e para të ditës së sotme (e enjte) policia në Ferizaj ka arrestuar një mashkull të moshës 41-vjeçare si i dyshuar për një rast të dhunës në familje.
41-vjeçari me inicialet M.H. dyshohet se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar bashkëshorten e tij Z.H., e moshës 37-vjeçare, e më pas edhe vajzën e tij 15-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Dhunë në familje”.