Rrahu nënë e tij, kjo e pret gjakovarin

17:59 | 22 March 2019

Gjakovari ka rrahur nënën e tij.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së kundër të pandehurit G.G., për shkak se i njëjti me dashje ka rrahur nënën e tij.

Rasti ka ndodhur me datë 20.03.2019, në Gjakovë, pikërisht në shtëpinë e tyre, ku pas një mosmarrëveshje me nënën e tij rreth disa te hollave të cilat i pandehuri i kishte kërkuar në shtëpi, i njëjti e rrahur atë ,duke e shtyrë dhe rrëzuar në tokë, deri sa kanë ndërhyrë familjarët për ta ndalur.

“Me këtë ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri G.G., ka kryer veprën penale “ Sulmi”, nga neni 187 paragrafi 3. Lidhur me paragr.1 të KPRK-së. Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e ndalimit në afat prej 30 ditësh”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Komento: