Një rast mjaftë i rëndë ka ndodhur në Malishevë.
Policia raporton se ka kapur mësuesin nga Malisheva i cili përmes disa video incizimeve të publikuara në rrjete sociale është parë duke e keqtrajtuar një nxënës.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike. Është kapur i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili përmes disa video incizimeve të publikuara në rrjete sociale është parë duke e keqtrajtuar një person. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.