Rrahu vjehrrën dhe vjehrrin, merret vendimi për gruan nga Prizreni

15:16 | 16 September 2019

Ndodh edhe kjo në Prizren.

Gjykata Themelore e Prizrenit e ka vendosur masën e mbajtjes prej një muaj për gruan në Prizren që sulmoi fizikisht vjehrrit e saj.

Ngjarja ka ndodhur para tre ditësh në fshatin Gjonaj të Komunës së Prizrenit, ku, siç ka raportuar policia, në shtëpinë e tyre të përbashkët, e pandehura me iniciale B.T. kishte ushtruar dhu në dhe keqtrajtim brenda familjes.

Në ditën kritike ajo raportohet se fillimisht u fjalos me vjehrrin dhe vjehrrën e saj, dhe më pas i kishte sulmuar duke i goditur me grusht në fytyrë dhe shqelma në këmbë,për çka ata kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Ndërkaq, se a do të argumentohen këto fakte, bëhet e ditur se do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Komento: