PSG fiton spektaklin ndaj yjeve të klubeve saudite – nëntë gola, Ronaldo shkëlqen.
Ndeshja miqësore mes PSG-së dhe yjeve të klubeve saudite Al Hilal dhe Al Nassr doli të jetë spektakolare, ku në fund u mbyll me rezultat 5-4.
Ndeshja nisi me gol, kur Lionel Messi gjeti rrjetën që në minutën e tretë të takimit pas asistimit të Neymar.
Shifrat u barazuan në minutën e 33-të, ku Cristiano Ronaldo u ndalua në mënyrë të palejuar nga Keylor Navas për të fituar penallti.
Nga pika e bardhë ishte portugezi që me lehtësi shënoi për 1-1.
Në minutën e 39-të ishte Juan Bernat që u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të palejuar.
Por PSG kaloi në epërsi sërish me Marquinhos në minutën e 43-të pas asistimit të Kylian Mbappe.
Por Ronado nuk u ndal dhe shënoi sërish në minutën e gjashtë të kohës shtesë të pjesës së parë për të barazuar shifrat në 2-2.
Spektakli i golave vazhdoi edhe në pjesën e dytë.
Sergio Ramos ishte i pari që realizoi për 3-2 në gjysmën e dytë duke rikthyer epërsinë e klubit francez, pas asistimit nga Kylian Mbappe (53’).
Mirëpo, nuk zgjati shumë dhe vendasit e barazuan sërish rezultatin në 3-3 me golin e Hyun-Soo Jang (56’).
Një penallti tjetër u akordua në favor të PSG-së në vijim të lojës dhe përgjegjësin e mori Kylian Mbappe për ta rikthyer avantazhin e kampionit francez (60’) për 4-3.
Hugo Ekitike shënoi një gol të bukur duke marr topin nga afër gjysma e fushës për të vazhduar me vrap dhe për të shënuar për 5-3.
Deri në fund nuk kishte më gola, por në kohën shtesë Talisca shënoi për rezultatin përfundimtar 5-4.