Rrebeshe shiu e shkarkesa rrufesh, ky është parashikimi i motit për sot

09:24 | 16 Shtator 2022

Sot pritet të ketë rrebeshe lokale shiu e shkarkesa rrufesh.

Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh, duke filluar që nga orët e mëngjesit.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20 deri në 60 kilometra në orë.

Temperaturat do të pësojnë ulje, ku minimalet do të luhaten prej 15 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 27 gradë Celsius. /MeteoKosova

Komento: