Tre persona sot kanë mbetur pa shenja jetë në Prishtinë.
Një vrasje e trefishtë ka ndodhur minuta me parë në lagjen Dardani në Prishtinë.
Rasti për lajmi.net është konfirmuar nga Policia dhe Prokuroria e Kosovës.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, i ka thënë lajmi.net, se Policia fillimisht ka marrë informacionin se në rrugën “Bill Kllinton”, për një vdekje të dyshimtë.
“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janë vrarë tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor ne vendngjarje”, ka treguar Ahmeti për lajmi.net.
E për këtë rast kanë folur edhe fqinjët e personave që kanë humbur jetën.
Ata kanë thënë për lajmi.net se i dyshuari që vrau, gruan, renë e tij, e më pas edhe vetën, ka pasur edhe probleme mendore.
Ata për lajmi.net kanë thënë se i njëjti ishte lajmëruar edhe në Polici nga familjarët e tij.