Afrona Dika dhe këngëtari Blero janë tani një ndër çiftet më të përfolura të estradës.
E sidomos pas lajmit se çifti do të martohen në shtator të vitit 2019.
Dasma e Bleros dhe Afronës do të mbahet në Shqipëri, saktësisht në Shëngjin, e dyshja ka filluar përgatitjet për dasmën madhështore, shkruan rtv21.
Ndërkaq, për argëtimin e të pranishmëve do të përkujdesen tre emra të njohur të estradës, Sabri Fejzullahu, Ramadan Krasniqi dhe Shkëlzen Jetishi.
Përveç këtyre përgatitjeve, siç duket Afrona ka filluar organizimin e natës së beqarisë.
Përmes një storie në Instagram, Afrona ka bërë të ditur se festën e beqarisë do ta mbajë në ishullin Mykonos të Greqisë. “Mezi po pres. Nata e beqarisë, me çikat e mija”, ka shkruar sipër fotografisë.