Rrëfehet aktorja turke, tregon si i shpëtoi tërmetit në Izmir

09:27 | 02 Nëntor 2020

Së fundmi qyteti turk Izmir u godit nga një tërmet shkatërrimtar 6.6 ballë që la shumë viktima, të plagosur dhe pallatë të rrënuar.

Në këtë qytet ditët e fundit ndodhej edhe aktorja turke Serenay Sarikaya. Për fat të mirë aktorja i ka shpëtuar tërmetit.

Në një postim në Twitter, ajo tregon se në momentin që ndodhi tërmeti, ishte me të ëmën duke u kthyer për në Stamboll. Sarikaya u shpreh se për njerëzit është e pabesueshme kjo që ndodhi.

Ajo shprehu ngushëllime për jetët e humbura dhe uroi që të lënduarit të shërohen sa më shpejt. “Kur ra tërmeti në Izmir unë dhe nëna ime ishim rrugës.

Kjo që ndodhi është e pabesueshme për njerëzit. I uroj shërim të shpejt të gjithëve. Zemra dhe lutjet e mia janë me ju”-shkroi aktorja.

Komento: