Rrëfehet Atdhe Arifi: Kjo është ëndrra që ka pasur Astrit Deharit

23:55 | 02 November 2019

Rrëfehet shoku i Astrit Deharit.

Aktivisti i Vetëvendosjes, Atdhe Arifi ka rrëfyer për shoqërinë që ka pasur me Astrit Deharin dhe ëndrrat e këtij të fundit.

Arifi është nga aktivistët e parë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të lëvizjeve studentore kundër qeverive të pasluftës në Kosovë.

Ai kujton se aktivitetin në Vetëvendosje kur e ka filluar nuk ka pasur më shumë se dhjetë veta.Arifi ka qenë edhe njëri ndër shokët më të afërt të aktivistit tjetër të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Aktivisti i LVV-së kujton se Astriti ishte një shok i dashur dhe gjithmonë të ndryshonte humorin për të mirë.

Me të, thotë se bisedonin për politikën por edhe për mjekësinë e arkitekturën.Shoku i Astrit Deharit kujton edhe ëndrrat që kishte ky i fundit kur Vetëvendosje do të vinte në pushtet.

“Astriti thoshte se ëndrra e tij kur të fitonte Vetëvendosje ishte të bëhej mjek vullnetar e të shërbente te vendet e botës së tretë, në Afrikë”, tregon Arifi në Rtv Dukagjini.

Ai thotë se Astriti ishte shumë i qetë në protesta, madje kujton një moment kur në një protestë ai kishte rrezikuar shumë duke u dalë para një mase që thirreshin në emër të një grupi tifozësh sportiv.

Komento: