Flet babai i të plagosurve: S’di kë ta fajësoj, është vështirë kështu.
Zvonimir Stojanviq, babai i të plagosurve në Shtërpcë ka thënë se ndihet keq për ngjarjen që erdhi deri këtu.
Ai tha se është e vështirë dhe është i shqetësuar për shëndetin e të plagosurve.
“Nuk di kë të fajësoj, por nuk po shkon kështu, është vërtet vështirë”, është shprehur Stojanviq, shkruan Telegraf rs.
Tutje, ai tha se nuk është i informuar në detaje në lidhje me ngjarjen, por vetëm ka marrë një telefonatë nga klinika në Shtërpcë.