Rrëfehet Conte, tregon për herë të parë pse refuzoi Real Madridin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Rrëfehet Conte, tregon për herë të parë pse refuzoi Real Madridin

10:06 | 01 Shkurt 2019

Antonio Conte ka rrëfyer për herë të parë pse nuk mori drejtimin e Real Madridit.

Pas shkarkimit të Julen Lopeteguit nga pozita e trajnerit të Real Madridit, raportohej se Antonio Conte do të bëhet trajneri i ri i madrilenëve. Megjithatë, italiani e ka bërë të qartë se në atë moment, “Los Blancos” ishin si një “patate e nxehtë” dhe nuk do të ishte vendim i mençur ta merrte kontrollin në atë kohë.

Pasi e kaloi të gjithë verën i pasigurt për të ardhmen e tij në Chelsea, ish-trajneri i Juventusit nuk ka qenë në drejtim të një klubi për asnjë pjesë të këtij sezoni, madje ndeshjen e së mërkurës, mes Juventusit dhe Atalantas, e ndoqi si një tifoz nga tribunat, transmeton Express.

“Puna në Real Madridi ishte si një ‘patate e nxehtë’ në atë kohë. Mendova se është më mirë të mos shkoj. Kishte mundësi, por nuk më pëlqen të arrijë në një klub në mes sezonit. Preferoj ta marrë drejtim nga fillimi”, ka thënë Conte në një intervistë për La Gazzetta dello Sport.

Dy klube italiane, Interi dhe Roma, priten që në fund të këtij sezoni t’i shkarkojnë trajnerët e tyre dhe të emërojnë njerëz të rinj në këtë pozitë. Conte mund të marrë ofertë nga këto dy klube gjatë verës, mirëpo e ka bërë të qartë se këtë sezon nuk do ta drejtojë asnjë klub.

“Deri në verë, nuk do të më shihni askund, kjo është e sigurt. Sa i përket Interit, njerëzit kanë qenë duke folur për këtë gjë tash e një kohë të gjatë, mirëpo janë vetëm spekulime. Nuk kam pasur kontakt me ta apo oferta, do ta shqyrtoj të ardhmen time me qetësi”.

Komento: