Rrëfehet familjari i dy palëve në Batllavë: Vrasja ndodhi për tre kilogramë pasul

13:07 | 18 Tetor 2021

Flet familjari i dy palëve në Batllavë: Vrasja ndodhi për tre kilogramë pasul.

Një person është vrarë sot rreth orës 08:00 të mëngjesit në Batllavë të Podujevës.

Policia e Kosovës për këtë rast e ka arrestuar një person.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka folur një familjar dy palëve.

Bujar Ibrahimi, tha se dorasi dhe viktima janë edhe familjar mes vete.

Ibrahimi tha se ata mes vete janë djem të axhës.

Ai tha se rastit i priu një konflikt mes tyre që ndodhi ditën e djeshme.

Bujar Ibrahimi tha se arsyeja e konfliktit janë tre kilogramë pasul.

Komento: