Flori Mumajesi është njëri ndër kantautorët më të mirë shqiptarë të momentit.
Këngët dhe kompozimet e tij janë të ngulitura mirë në kujtesën e muzikës shqiptare dhe nuk janë harruar asnjëherë nga publiku, përcjell ORAinfo.
Edhe pse pati disa herë shkëputje nga muzika, publiku nuk e harroi asnjëherë dhe çdo herë është rikthyer shumë fuqishëm.
Ai para pak ditësh publikoi këngën e tij të re në festivalin Kënga Magjike, e që ishte këngë e publikuar pas disa muajsh pauzë të Florit.
U përfol shumë se kjo këngë ishte dedikim për këngëtaren Elvana Gjata, mirëpo, Flori me një postim në Facebook ka thënë se I përulet vetëm publikut që e përkrah, për të cilin ka thënë se ndjehet i bekuar./ORAinfo/