Rrëfehet Leao, tregon për atë qe po i ndodh pas transferimit në Milan

09:09 | 15 Shkurt 2020

Transferimi i Rafael Leao në Milan kishte bërë bujë të madhe. Por talenti portugez deri me tani nuk ka arritur ta jap me të mirën në Serie A.

Ai ka folur për jetën e tij pas ardhjes në Milan dhe për situatën nëpër të cilën po kalon.

Në intervistë, sulmuesi portugez preku në shumë tema, përfshirë rëndësinë e Zlatan Ibrahimovic për klubin. Që nga ardhja e tij, sulmuesi suedez ka qenë si një ‘vëlla i madh’ i 20-vjeçarit, i cili sigurisht mund të përfitojë nga përvoja e Ibras.

“Ibra është si një vëlla më i madh për mua. Ai gjithmonë përpiqet të më ndihmojë që të jem një lojtar më i mirë dhe bashkë me të, ju ndjeni ndryshimin në fushë”, ka thënë Leao, përcjell ORAinfo.

Ai ka folur pse vendosi ta merrte edhe numrin 17-të. “Më pëlqeu numri 7, por tashmë ishte marrë. Më pëlqyen gjithashtu 17 dhe kjo është arsyeja pse e zgjodha”.

Leao ka folur edhe për debutimin e tij me MIlanin. “Unë nuk kam pritur të bëj debutimin tim në derb.

Për mua, është një burim krenarie dhe ëndërr për të veshur fanellën e Milanit”.

Leao gjithashtu foli për jetën e tij jashtë fushës, që është diçka që tifozët nuk duhet ta shohin shumë. Në moshën e tij, veçanërisht, nuk është kurrë e lehtë të transferosh në një vend të ri dhe të mësosh një gjuhë të re, duke arritur të performosh në fushë.

“Në fushë, unë jam i paparashikueshëm, por jashtë jam një djalë i trembur që i pëlqen të pushojë dhe të fle. Në kohën time të lirë, unë shoh miqtë e mi dhe argëtohem, por shumicën e kohës e kaloj në shtëpi”, ka thënë ndër të tjera Leao. /ORAinfo/

Komento: