Rrëfehet lojtari që i shënoi 4 gola Milanit

23:27 | 20 Dhjetor 2018

Ylli i Sassuolo, Domenico Berardi ka zbuluar se në ditën kur shënoi katër gola kundër Milan në sezonin 2013-14, ka menduar se do të bëhet lojtar i rëndësishëm.

Italiani ka qenë i lidhur me një lëvizje me Romën, Milanin dhe Juventusin në sezonin e kaluar, por ka qëndruar në Sassuolo.

Këtë sezon, 24-vjeçari është shfaqur 15 herë, duke shënuar tre herë dhe duke ndihmuar tri herë.

Berardi kohët e fundit po bisedonte me Sky Sportin për karrierën e tij deri tani dhe u pyet për ditën që ai shënoi katër herë kundër rossonerëve në fushatën 2013-14.

“Për mua ishte një mbrëmje e bukur, në të cilën kuptova se mund të bëhesha një lojtar i rëndësishëm”.

Ai u pyet gjithashtu për atë që u tha për të, kur ai bëri debutimin e tij në Serie A.

Berardi pranoi se kurrë nuk mendoi se do të vinte në futbollin italian.

“Kur shënova golin e parë në Serie B kundër Crotone, ata kurrë nuk më thanë se në moshën 24 vjeç do të kisha shënuar pothuajse 70 gola, nga të cilat 50 janë në Serie A. Unë nuk do ta kisha besuar këtë”, ka thënë Berandi. /ORAinfo/

Komento: