Rrëfehet Maldfini për dhimbjet që po i përjeton, tri javë pas infektimit me Covid-19

15:08 | 14 April 2020

Maldini rrëfehet për dhimbjet që po i përjeton, tri javë pas infektimit me Covid-19.

Legjenda dhe drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini, ka zbuluar se po vuan ende nga virusi Covid-19, përkundër që kanë kaluar më shumë sesa tre javë që kur doli pozitiv në testin për këtë virus.

Ish-mbrojtësi i Milanit i kishte ndierë simptomat e para të koronavirusit më 5 mars dhe para tre javëve kishte zbuluar se edhe ai e edhe djali i tij Daniel kishin rezultuar pozitivë në testin për virusin pandemik, transmeton Gazeta Express.

Në një intervistë të dhënë për AS, Maldini ka thënë: “Është e vështirë t’ia nisësh nga fillimi, Sot tentova të bëj pak ushtrime, por pas vetëm dhjetë minutave isha si i vdekur. Dhe jo pasi që jam 52-vjeçar”.

“Unë i ndjeva simptomat e para të enjten, më 5 mars. Kisha dhimbje në muskuj dhe në kyçe. Mua asnjëherë nuk m’u ngrit temperatura mbi 38.5 gradë”,

“Të premten isha i supozuar të shkoja në kampin stërvitor të Milanit, por qëndrova në shtëpi dhe e humba ndeshjen Milan – Genoa. Unë e trajtova veten vetëm me tachipirin, nuk mora ilaçe kundër viruseve sepse nuk kisha vështirësi në frymëmarrje”.

Maldini tani ka bërë të ditur se po ka ende vështirësi të mëdha, vetëm pak ditë pasi kishte sugjeruar se e kishte kaluar pjesën më të vështirë.

Ai kishte thënë për gazetën italiane Corriere della Sera: “Po ndihem mirë, më e keqja ka kaluar tashmë. Unë kam ende kollë të thatë. I kam humbur shqisat e shijimit dhe nuhatjes, shpresoj që do të shërohem së shpetji”.

“Ishte si një grip më i shëmtuar. Por, nuk është si gripërat e zakonshëm. Unë e di trupin tim. Një atlet e njeh veten”.

“Dhimbjet janë veçanërisht të forta e pastaj ndien se diçka po ta shtrydh gjoksin… është një virus i ri. Trupi po lufton kundër një armiku të cilin nuk e njeh”.

Maldini e kishte fituar pesë herë titullin e Ligës së Kampionëve dhe shtatë herë të Serisë A me Milanin, para se të pensionohej në vitin 2009.

Komento: