Rrëfehet modelja, tregon çfarë i kanë shkruar lojtarët e Liverpool pas ndeshjes

12:11 | 10 Qershor 2019

Me gjestin e saj në finalen e Ligës së Kampionëve mes Tottenhamit dhe Liverpoolit, ajo fitojë vëmendjen e të gjithëve.

Kinsey Wolanski ka zbuluar së fundmi se e kanë ngacmuar lojtarët e Liverpool.

Ajo nuk ka dashur të jap emra konkret por sipas Mirror, biondja seksi ka pranuar mesazhe nga disa prej lojtarëve të Liverpoolit, pas përfundimit të ndeshjes, shkruan lajmi..

“Njëri dërgoi disa emojis të zemrës dhe tjetri një mesazh duke thënë, unë të pashë ty në lojë. Sinqerisht nuk e dija se kush ishin deri sa i kam klikuar në profilet e tyre. Nuk u ktheva përgjigje pasi unë tashmë kam një të dashur”, ka thënë biondja e cila la nam në finalen e Ligës së Kampionëve duke hyrë në fushë derisa po zhvillohej ndeshja Tottenham- Liverpool.

Kujtojmë se gjatë një interviste të fundit për The Sun, Kinsey ka thënë se do të mundohet që të fitoj para që deri në moshën 30 vjeçare t’ia sigurojë vetes një lloj pensioni.

Amerikanja u shpreh se Liga e Kampionëve i ka ndihmuar shumë dhe se do të vazhdojë me të njëjtin ritëm.

Komento: