Rrëfehet shoku i Arianit, ja si ndodhi momenti tragjik – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Rrëfehet shoku i Arianit, ja si ndodhi momenti tragjik

19:55 | 26 Janar 2019

I gjithë opinoni publik është shokuar nga vdekja e hershme e Arian Dacit.

Njëri nga shokët e Arian Dacit, viktimës së sotme nga orteku në Brezovicë, ka rrëfyer ngjarjen tragjike.

Ai ka thënë se në momentin kritik, Daci po skijonte jashtë pistës, raporton lajmi.net.

Gjithashtu, ai ka thënë se rreth 50 persona janë mobilizuar menjëherë për ta shpëtuar Dacin.

“E kemi hup shokun Arian Dacin, nuk e di jemi shumë të humbur. Kemi qenë jashtë pistës, jemi skiator të mirë, por orteku nuk të vetë. Ariani ka mbet”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se personi tjetër i lënduar është në gjendje të mirë shëndetësore.

Komento: