Alpinistja kosovare e ka parë vdekjen me sy në Valbonë.
Uta ka treguar momentin kur një guri rreth 50 kilogramë i ka rënë mbi trup.
“Është e vërtetë, e kam pas një aksident në Valbonë, datë 27.08 rreth orës 16:00 gjatë zbritjes nga tentimi për ngjitjen në Majën e Rragamit / Faqja Veriore, një rrugë teknike – bashk me Aurelin.
Në zbritje, afër përfundimit të ngjitjes teknike, lëviz një guri rreth 50Kg, fillimisht në këmbën e majtë dhe në trup i cili përfundon në thembër të kembës së djathtë dhe një përplasje edhe ma tutje te poshtë”, ka thënë alpinistja.
Ajo ka treguar edhe për gjendjen shëndetësore ku ka pasur lëndime dhe thyerje të eshtrave.
“Përveq lëndimeve të rënda në nyje dhe ligamenteve të këmbës, gjithashtu janë keq të thyera eshërat e thembrës së këmbës së djathtë – më sakt 4 gishatat në disa copa, copa-copa, dhe gishti i madh ne 8 copë që duhet intervenim mjeksor shumë shpejt”, ka shkruar Ibrahimi.
Ajo ka thënë se ky lëndim do të ja pamundësojë ekspeditat për këtë vit.