Rrëfehet Wenger, kjo është ëndrra që nuk iu realizua sa ishte në Arsenal

13:21 | 25 Maj 2019

Ish trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger ka folur së fundi për ëndrrën e parealizuar sa ishte në këtë klub.

Ai për 22 vite drejtoi Arsenalin derisa u largua përfundimisht në verën e vitit 2018.

Një vit pas largimit, trajneri francez ka pranuar se te Arsenal i ka mbetur një ëndërr e parealizuar.

Ëenger ka zbuluar se ka dashur të themelonte një universitet brenda Arsenalit.

“Ëndrra ime e fundit në Arsenal ishte krijimi i një universiteti brenda klubit”, ka deklaruar Ëenger, përcjell ‘lajmi’.

“Isha duke negociuar tashmë me disa kompani të mëdha, si Sony, Siemes, sepse kishin departamente të mëdha kërkimore”.

“Unë jam i bindur se hapi tjetër mund të jetë brenda klubeve”.

Komento: