Jose Antonio Reyes ka humbur jetën ditë më parë, si pasojë e një aksidenti të rëndë.
Shpejtësia e madhe ishte shkaktarja e këtij aksidenti të tmerrshëm. Ish-sulmuesi i Sevillas, Arsenalit, Real Madridit dhe Atletico Madrid u përplas me një shtyllë, para se të përfundojë në një kanal anash dhe rrugës, ku makina u shkatërrua nga flakët, pasi ishin duke ecur 220 km/h.
Për pasojë humbi jetën edhe nipi i tij, 23-vjeçar (Jonathan), ndërsa familjari tjetër Juan Manuel Calderon ishte në gjendje të rëndë – por fatmirësisht i ka shpëtuar plagëve të marra, përcjell lajmi.
Calderon ka rrëfyer nga spitali momentet para përplasjes së frikshme me bordurën anësore të rrugës.
“Nuk e di çfarë bëri Josè, nuk mbaj mend”, është shprehur Juan Manuel Calderon, sipas publikimit në El Mundo, gazeta që ka marrë në dorëzim dokumente të ndryshme nga policia.
Më pas kushëriri i Reyes zbulon një detaj drithërues: “Po fluturonim”, tha i mbijetuari, duke shpjeguar se në momentet para përplasjes finale makina u ngrit nga toka, shumë metra në ajër, ndoshta 30 metra.
Dy persona humbën jetën në vend, ndërsa Juan Manuel Calderon shpëtoi, ndonëse me fraktura të shumta dhe djegie në trup.