Rrëfim tronditës nga ambasadori britanik: Nga vetura 3Z ngacmohen vajzat kosovare

10:25 | 27 August 2019

Ruairi O’Connell ka treguar një ngjarje të trishtueshme duke thënë se ka qenë dëshmitar kur nga vetura 3Z ngacmohen vajzat kosovare.

Ambasadori britanik në largim, Ruairi O’Connell, ka treguar se si ka qenë dëshmitarë i një ngjarje e cila rrallë se mund të ndodh diku tjetër.

Nga një makinë zyrtare 3Z janë ngacmuar disa vajza.

“E pash para tri jave duke ecë në rrugë kalojë xhipi 3Z i qeverisë dhe e hap dritaren dhe e nguc një vajzë në rrugë dhe kjo gjë ka ndodhur”, ka treguar ai.

Ai më pas ka folur edhe për gratë e dhun uara gjatë luftës, me ç’rast ka thënë se në Kosovë këto gra fatkeqësisht gjykohen përse janë përdhun uar ose ngacmuar sek sualisht.

“Kur pyeten përse viktimat e dhu nës sek suale nuk dalin dhe të flasin haptazi, fatkeqësisht konsiderohen fajtorë se pse janë dhunuar ose pse ka veshur ose çka ka veshur dhe sul mohen nga shqiptarët. Qysh mund ta gjejnë guximin me dal vetëm sepse sul muesit kanë qenë serbë. Çka është e rëndësishme është se kanë filluar të flasin për këtë gjë”, ka deklaruar ai.

Komento: