UNICEF ka ndarë në Twitter një video të 18-vjeçarit Viacheslav, një i ri ukrainas, nëna e të cilit u vra kur shtëpia e tyre u bombardua në Donetsk.
“Ma vranë nënën. Ajo vdiq në krahët e mi”, thotë 18-vjeçari.
“Granata ra vetëm disa hapa larg nesh. Kur i hapa sytë, pashë nënën time të shtrirë. Fjalët e saj të fundit ishin – Jam mirë”, tha Viacheslav.
Viaçeslav zbuloi gjithashtu se ai ka katër vëllezër e motra më të vegjël dhe se tani që ata kanë humbur prindërit, ai duhet të kujdeset për ta.