Rrëfimi i 18-vjeçarit ukrainas: Nëna ime vdiq në krahët e mi, fjalët e fundit ishin “jam mirë”

11:35 | 24 Maj 2022

UNICEF ka ndarë në Twitter një video të 18-vjeçarit Viacheslav, një i ri ukrainas, nëna e të cilit u vra kur shtëpia e tyre u bombardua në Donetsk.

“Ma vranë nënën. Ajo vdiq në krahët e mi”, thotë 18-vjeçari.

“Granata ra vetëm disa hapa larg nesh. Kur i hapa sytë, pashë nënën time të shtrirë. Fjalët e saj të fundit ishin – Jam mirë”, tha Viacheslav.

Viaçeslav zbuloi gjithashtu se ai ka katër vëllezër e motra më të vegjël dhe se tani që ata kanë humbur prindërit, ai duhet të kujdeset për ta.

Komento: