Rrëfimi i Demir Limës për Ukshin Hotin: Para se të dilte nga burgu i hoqi flokët vetëm që të solidarizohej me ne

22:24 | 18 Qershor 2024
rrefimi-i-demir-limes-per-ukshin-hotin:-para-se-te-dilte-nga-burgu-i-hoqi-floket-vetem-qe-te-solidarizohej-me-ne

Veprimtari i çështjes kombëtare, ish i burgosuri politik dhe i mbijetuar i krimit të gjenocidit në Burgun e Dubravës, Demir Lima, ka rrëfyer ditët e kaluara së bashku me Ukshin Hotin.

Lima në një intervistë për Insajderin ka thënë se Ukshin Hoti asnjëherë nuk është luhatur në qëndrimet e tij për çlirimin e vendit.

Më tutje ai ka treguar si i kanë kaluar ditët në burg bashkë me Ukshin Hoti.

Gjatë rrëfimit Lima ka thënë se profesori i ka hequr flokët tri ditë para se të dilte nga burgu vetëm që të solidarizohej me të burgosurit e tjerë.

Komento: