Rrëfimi i dhimbshëm i gruas që humbi nënën, dy vëllezër dhe motrën nga koronavirusi

14:56 | 21 March 2020

Elizabeth Fusco ishte ende duke vajtuar vdekjen e motrës së saj më të madhe, kur mori një telefonatë tjetër këtë javë edhe vëllai i saj më madh kishte vdekur.

Ndërsa ishte në telefon me spitalin të mërkurën, ajo dëgjoi nënën e saj në sfond duke luftuar me jetën dhe aktivitetin e furishëm të mjekëve për ta shpëtuar. Por edhe nëna i vdiq.

Një ditë më vonë, të enjten, i vdiq edhe vëllai tjetër , duke lënë familjen e tronditur të New Jersey-it e cila brenda jave humbi 4 anëtarët e saj – të gjithë viktima të koronavirusit, i cili mori jetën e 195 njerëzve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nëna e saj, Grace Fusco, 73 vjeç, nga Freehold, New Jersey, vdiq të mërkurën këtë javë pasi u diagnostikua me koronavirus. Vëllai i Elizabeth, Carmine Fusco, kishte vdekur pak para nënës së tyre në të njëjtën ditë, sipas “The New York Times”.

Një ditë më vonë, të enjten, vdiq një vëllai tjetër, Vincent Fusco Jr., tha një anëtar i familjes. Motra më e vjetër, Rita Fusco-Jackson, kishte vdekur më 13 Mars, raportoi “The Times”.

Të gjithë përjashtimisht nënës ishin në të 50-at e tyre dhe është e paqartë nëse kishin probleme tjera shëndetësore, përcjell portali rtv21. tv

“Absolutisht, absolutisht surrealiste”, i tha Elizabeth Fusco CNN-it të enjten në mbrëmje. Ajo u shpreh se kurrë nuk do t’i harrojë momentet e fundit të nënës së saj.

“Unë kurrë nuk do ta kapërcej këtë”, tha Fusco .

Tre të afërm të tjerë janë shtruar në spital

Kushëriri i nënës së Elizabeth, Roseann Paradiso Fodera, tha se përveç të vdekurve, tre të afërm të tjerë janë shtruar në spital në New Jersey dhe 19 anëtarë të tjerë të familjes së gjërë janë testuar për virusin dhe po presin me padurim rezultatet.

“Kjo është një tragjedi e padurueshme për familjen,” tha Paradiso Fodera. “Shqetësimi më i madh i familjes është se ne kemi katër anëtarë të një familje që kanë kaluar, dy në luftë për jetë dhe një stabil”, tha Paradiso Fodera.

Infeksionet duket se kishin origjinën nga një darkë familjare këtë muaj, sipas “The Times”, i cili raportoi për herë të parë ngjarjen. Personi i parë që vdiq nga koronavirusi në New Jersey kishte marrë pjesë në atë darkë.

Numri i vdekjeve në SHBA rritet

Ndërsa numri i të vdekurve në SHBA rritet, shtetet po urdhërojnë më shumë mbyllje. Deri në mbrëmjen e së enjtes, New Jersey kishte nëntë vdekje nga virusi dhe të paktën 742 njerëz të infektuar.

Numri i rasteve të koronavirusit të raportuar në Shtetet e Bashkuara ka kërcyer çdo ditë, duke i shtyrë zyrtarët e kujdesit shëndetësor dhe drejtuesit politikë të ndërmarrin hapa për të mbajtur pandeminë nga mbingarkesa e sistemit.

Në Kaliforni, shteti më i populluar i vendit po urdhëron afro 40 milionë banorët e tij të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Urdhri i Guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newom shënon kufizimet e para të detyrueshme në mbarë vendin në Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar në luftimin e shpërthimit.

Hyri në fuqi të enjten në mesnatë dhe përfshin përjashtime për shërbimet thelbësore të tilla si siguria publike dhe kujdesi mjekësor. Ekspertët po u bëjnë thirrje të gjithëve – madje edhe atyre që nuk ndjehen të sëmurë – të qëndrojnë të paktën 6 metra larg nga të tjertri.

Komento: