Rrëfimi i dhimbshëm i Lugatit: Kam probleme shëndetësore, dua t’i lë diçka djalit tim se jetës nuk i dihet

22:17 | 13 Dhjetor 2022

“Kam probleme shëndetësore, dua t’i lë diçka djalit tim se jetës nuk i dihet”, thotë Lugati.

Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Lugati gjatë ditës së sotme, në një bisedë e sipër me banorët ka bërë të ditur se vuan nga disa probleme shëndetësore.

Madje, kjo është një nga arsyet pse ai është bërë pjesë e këtij kasti, bashkë me të cilët po konkurron për çmimin e madh prej 200.000 eurosh.

“Unë me djalin tim shkoj në bazen, sepse e mësoj se si të blejë akullore, s’i ta kthej kusurin. Krejt këto gjëra sepse kjo besoj që është pjesë e babës. E nëse e ke ti një dado, nuk mundet me ia dhënë edukatën që dua unë”, ka thënë Lugati.

“Shpresoj që të fitoj dhe t’i lë mbrapa diçka djalit tim. Sepse une kam disa probleme shëndetësore dhe nuk i dihet…”., ka shtuar ai.

Komento: