Rrëfimi i familjarëve të 22 vjeçarit nga Malisheva që u privua në Maqedoninë e Veriut

20:55 | 16 Shkurt 2020

Rrëfimi i familjarëve të 22 vjeçarit nga Malisheva.

Kafen e fundit para se të nisej, e kishte pirë në një kafene në Bellanicë të Malishevës.

E nga këtu, Rilind Hoxha, kishte hyrë për t’i prerë flokët tek shoku i tij.

Por, Arbër Sërtolli, nuk e dinte që ai takim, do të ishte i fundit më mikun e tij të fëmijërisë.

Ndërkohë rreth 4 orë pas këtij takimi, Rilindi me tre shokë të tjerë, kishin shkuar për ta vizituar Shkupin.

E rrugës për t’u kthyer në Kosovë, ata u ndalen në këtë vend për t’u furnizuar me derivate.

Derisa vetura e tyre të mbushej, 4 shokët vendosen ta pinë edhe një kafe, që doli të jetë e fundit për 22 vjecarin.

Kjo pasi që disa persona të armmattosur, hynë për të grabitur këtë kazino.

E kur plani nuk u shkoi siç e kishin menduar, ata gjuanin mbi të pranishmit, duke lënë pa shenja jete Rilindin 22 vjeçar.

Pavarësisht që trupi i tij ndodhet ende në Maqedoninë e Veriut, familja në Bellanicë ka hapur dyert për të pame.

Familjarët për T7, kanë treguar që Rilindi kishte ardhur për pushime në Kosovë.

Ai kishte disa vjet që po punonte në Gjermani.

Ndërsa në momentet kritike, ai kishte provuar të largohej nga vendi ku po kryhej grabitja.

Familja e tij po bëhej gati për dasmën e djalit të tyre të vetëm.

T7 ka tentuar të flasë edhe me shokët e të ndjerit, që ishin me të kur ndodhi rasti.

Megjithatë ata nuk kanë qenë në gjendje të tregojnë se si ka ndodhur ngjarja.

I pajetë në këtë rast, mbeti edhe roja e kazinos, Bunjamin Nushi 20 vjeçar, nga fshati Krushopek i Shkupit.

Ai ishte anëtar i një klubit të mundjes.

Komento: