Një e moshuar ka privuar nga jeta 7 vjeçarin kosovar.
I është dhënë lamtumira e fundit Iljas Mahmutit, 7-vjeçarit i cili u privua nga jeta të enjten në Basel të Zvicrës, nga një grua 75-vjeçare.
Shumë familjarë, miq e të afërm të viktimës, morën pjesë në varrimin e 7-vjeçarit në Gjilan, raporton KTV.
Të pikëlluar e të tronditur me rastin, familjarët e viktimës shpresojnë në zbardhjen e rastit nga autoritetet zvicerane.
Tezja e viktimës, e cila nuk deshi të flasë para kamerës, tha se nuk ishte hera e parë që autorja e rastit të ketë dalë në rrugë me armë të ftohta.
Sipas saj, e dyshuara 75-vjeçare kishte probleme mendore, por autoritetet në Zvicër nuk e llogarisnin rrezik për dikë.
Kryetari i Gjilanit tha se rasti i 7-vjeçarit ka prekur çdo familje shqiptare.
Nëna e viktimës nuk arriti ta thotë asnjë fjalë, derisa me lot vendosi kurora për të birin.
Ndërkohë, të shtunën, në rrugët e Bazelit, për rastin e privimit nga jeta të 7-vjeçarit, u mbajt marsh solidarizues deri te vendi i krimit në rrugën “Galler Ring”.
Iljas Mahmuti, me prejardhje nga Lipjani, u privua nga jeta në mënyrë mizore, të enjten në Bazel, nga një 75-vjeçare, e cila goditi viktimën disa herë në qafë, derisa ai po kthehej nga shkolla.
Fëmija ishte gjetur i gjallë nga mësuesit e shkollës, por kishte humbur jetën në spital nga hemorragjia.