Rrëfimi i grave kosovare për luftën në Siri

08:22 | 20 May 2019

Mashtrimi i madh me luftën në Siri.

Ky është rrëfimi i grave kosovare, të cilat tregojnë se si kishin vendosur të shkojnë në zonat e konfliktit në Siri dhe në Irak, duke iu bashkëngjitur organizatave terroriste. Madje disa treguan se si burrat u kishin thënë se po shkojmë për pushime verore, ndërsa kishin përfunduar në luftë.

Ishte bindur nga disa vajza për “të mirat” që e presin në Siri, por pasi shkoi atje u ballafaqua me realitetin e tmerrshëm. Një femër kosovare, e cila është pjesë e grupit të fundit të të kthyerve muajin e kaluar nga Siria në Kosovë, ishte rekrutuar para katër vjetëve nga disa vajza kosovare për t’iu bashkëngjitur organizatës terroriste ISIS. Atje shkoi si beqare dhe më pas u martua e lindi tre fëmijë brenda katër vjetëve, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Kjo është historia e shkurtër e njërës prej grave që u kthye nga Siria, të cilën e bën të ditur avokatja e saj për gazetën “Zëri”.
“E mbrojtura ime ka shkuar në Siri si vik timë e disa vajzave, të cilat e kanë ftuar për të shkuar atje, duke i thënë se atje është jeta e mirë dhe se nuk ka nevojë të brengosesh absolut për asgjë, e sidomos për gjëra materiale. Ajo është mashtruar nga këto fjalë dhe ka shkuar. Kur ka shkuar atje gjendja faktike ka qenë krejtësisht ndryshe. Ka parë se është luftë, pastaj për shkak të luftës vazhdimisht ka ndërruar vendbanim. Është përpjekur të kthehet në Kosovë, por nuk ka mundur”, ka deklaruar për “Zërin” avokatja Marigona Shabani, duke shtuar se klientja e saj gjatë kohës sa ka qëndruar në Siri ka marrë edhe lëndime trupore, pasojat e të cilave vazhdon t’i vuajë edhe pas kthimit në shtëpi.
Më 20 prill 2019 nga Siria u kthyen 110 shtetas kosovarë, prej të cilëve 32 gra, 74 fëmijë dhe katër burra luftëtarë që kishin qenë pjesë e organizatave terr oriste në Siri. Operacioni i kthimit të këtyre kosovarëve nga Siria u bë në bashkëpunim mes autoriteteve kosovare dhe atyre amerikane.

Komento: