Rrëfimi i Neymar: Pas humbjes nga Kroacia kam qarë 5 ditë rresht, doja ta lija Kombëtaren

16:48 | 20 July 2023

Neymar: Pas humbjes nga Kroacia kam qarë 5 ditë rresht, doja ta lija Kombëtaren.

Eliminimi nga Botërori i Katarit prej Kombëtares kroate ka qenë mjaft i rëndë për ‘stream’ brazilian Casimiri, ka zbuluar se kishte menduar të pensionohej para kohe nga Kombëtarja e Brazilit.

“Pas Botërorit, sinqerisht, nuk dëshiroja të kthehesha më,. Mirëpo, duke i rikonsideruar të gjitha, pasi jam mjaft ambicioz, e kam rimenduar vendimin. Pas Botërorit nuk doja të përballesha me dhimbjen e humbjes, por ta shihja familjen time duke vuajtur aq shumë, kjo peshonte shumë”, deklaroi fillimisht futbollisti i Paris Saint-Germainit, përcjell Gazeta Express.

“Kam qarë për rreth pesë ditë rresht. Jam lënduar shumë, ëndrra ime u shua edhe një herë. Do të preferoja të mos shënoja , të barazonim 0:0 dhe të humbnim në penallti, para se të shënoja dhe të na barazonin më pas dhe të humbnim me penallti. Ishte momenti më i keq i jetës sime. Dukej si një funeral, në dhomën e zhveshjes po qanin të gjithë. Atmosfera ishte e rëndë, me një shije të hidhur. Ishte e tmerrshme, një ndjenjë që nuk dua ta provoj më kurrë”, përfundoi ish-futbollisti i Santosit dhe i Barcelonës.

Ai do të provojë ta fitojë Botërorin në tentimin e fundit në karrierë në vitin 2026 me trajnerin Carlo Ancelotti.

Komento: