Flet plaku 90-vjeçar që nuk u martua kurrë.
Ai është nga fshatin Kovaqicë të Mitrovicës
Në fshatin Kovaqicë të Mitrovicës jeton i vetëm plaku 90-vjeçar që si pasojë e varfërisë ka mbetur pa u martuar asnjëherë. Në një intervistë për emisionin gjesi në T7, Rexhep Istrefi tregon se ka peng faktin që nuk mundi të bëhej prind, e se fajëson familjen që nuk ja kishin siguruar paratë për të gjetur nuse, raporton Gazeta Express.
Kanuni nuk kishte vlerë pa kuvendin, pa pleqtë që mblidheshin për të ndarë të drejtën.
Kështu të paktën disa herë janë mbledhur të moshuarit për të diskutuar edhe rreth fatit të Rexhep Istrefit.
Ky 90 vjeçar i cili jeton në fshatin Kovaqicë të Mitrovicës nuk e kishte fatin si bashkëfshatarët e tij, pasi që gjatë jetës së tij nuk u martua asnjëherë.
Rexhepi, në një rrëfim, për jetën, fajëson familjen e tij që ka mbetur beqar gjatë jetës.
Ai fajëson familjen se nuk ia siguroi paratë e mjaftueshme për martesë, teksa tregon se të gjithë vëllezërit e tij atë herë ishin martuar.
Plaku i vetëm momentalisht është nën përkujdesjen e djemve të vëllait, teksa nga familja e tij po thonë se arsyeja e vetme se pse plaku nuk kishte marrë nuse ishte se kishte humbur shumë kohë duke zgjedhur një nuse të mirë.