
Një nga banoret më të reja në shtëpi, Nikol Projko, ka bërë një rrëfim prekës në dhomën e rrëfimit këto ditë.
Ajo u shpreh se prej disa vitesh nuk ka asnjë kontakt me nënën e saj dhe se jeton me babanë që kur ishte vetëm 15 vjeçe.
E pyetur nëse do e falë nënën e saj, ajo tha “Po”.

Më pas, shkoi në dhomën e surprizave, aty ku lexoi një letër të dërguar nga babai.
Pjesë nga rrëfimi që Nikol ka ndarë në Big Brother:
“Nuk kam kontakt me mamin. Ka shumë vite tani, gati 7 apo 8 vite.
Kanë menduar që ishte më e mira të më rrisnin gjyshërit, në perceptimin e tyre.
I takoja 1 herë në vit, kur kam qenë 12 13 vjeçe mami dhe babi janë kthyer, kemi jetuar 2 apo 3 vite bashkë pastaj ka ardhur divorci.
Ka qenë e vështirë, ka pasur edhe çështje ligjore. E kam kaluar, por thjesht më prek si situatë.
Jam shumë pro që ajo donte të vazhdonte jetën e saj por jo në atë lloj mënyre që ndoshta do më dëmtonte mua.
Në momentin që mami nuk ka komunikuar më, unë si fëmijë thjesht e kam pranuar edhe e kam kaluar dhe jam në këtë pikë që them kam bërë shumë mirë”.
