28 vjecari Visar Behrami nga Mirtrovica dje ka humbur jetën tragjikisht pasi objekti ku po punonte është shëmbur.
Pas kësaj ngjarje të rëndë është deklaurar edhe nëna e Visarit, Azemine Behrami.
Ajo kishte shpresuar se do ta gjente të gjallë nën rrënoja të ish-hotel ‘Adraitiku’ në Mitrovicë, përcjell ORAinfo.
E pamja të kjo familje ka filluar, ndërsa nanë e tij ka treguar momentet e fundit me të birin.
Më poshtë e gjeni të plotë rrëfimin e nënës së Visar Behramit:
Unë jam nana e Visarit. Visari dje u shku në punë, unë e kam përcjell e më ka thanë: ditën e mirë.
E kah ora tetë e akshamit tuj këqyr ndodhi qajo. Të sigurt nuk ishim që ai, se i kish nda ai shefi disa anej e disa anej.
Edhe, kur thanë “njo ka mbet në dhe nuk po muj e nxjerrin”. Tani kanë nga të gjithë, falemnderit prej tyre.
Deri kah në 12 e kanë gjet, na mbajshim ymyd që ishte gjallë. Kush e ka kujtu vdekjen e tij?… Kush ka fiqiru. I gjallë shkoi, i vdekun me erdh…
As s’ka pas sigurim as gja të gjallë. Nga 10 euro e ka pagu… As sigurim as gja të gjallë.