Rrëfimi prekës i Vasfijes në Kongresin Amerikan, ja çka thotë Thaçi

21:42 | 30 April 2019

Thaçi ka folur për rrëfimin e Vasfije Krasniqit.

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se rrëfimi i Vasfije Krasniqit, viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, para anëtarëve të Kongresit Amerikan edhe njëherë ka dëshmuar përmasën e dhunës, krimit dhe gjenocidit që shteti i Serbisë ushtroi mbi popullatën e paarmatosur shqiptare në vitet 1998-1999.

“Ky rrëfim ngjalli emocione të forta para anëtarëve të pranishëm në Kongresin amerikan. Edhe pas 20 vitesh askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e këtyre vrasjeve, dhunimeve, masakrave dhe veprimeve gjenocidale gjatë luftës në Kosovë, nuk doli para drejtësisë vendore ose ndërkombëtare”, ka shkruar ai në Facebook.

I pari i shtetit ka vlerësuar guximin e Vasfije Krasniqit për të treguar përjetimin e saj të rëndë publikisht derisa ka thënë se nuk duhet të heshtet për krimet që serbët kanë kryer në Kosovë.

“Iniciativa e znj. Vasfije Krasniqi për ta thënë publikisht përjetimin tragjik është shprehje e guximit të saj të lartë qytetar. Asnjë segment i krimit serb nuk bën të heshtet, sado i dhembshëm që të jetë!”.

Komento: