Manuel Neuer ka ndarë një lajm të rëndësishëm me tifozët e futbollit.
Portieri gjerman i Bayern Munich ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të ndarë një mesazh të rëndësishëm.
Ai ka zbuluar se kishte kancer në lëkurë dhe se është operuar tri herë, përcjell lajmi.
“Në rastin tim, ishte kancer i lëkurës në fytyrë, kërkoi tri operime”, ka thënë Neuer përmes Instagram.
“Meqenëse ne vazhdimisht stërvitemi dhe luajmë jashtë dhe gjithashtu na pëlqen ta kalojmë kohën e lirë në natyrë, është thelbësore që ne të fillojmë me filtra modernë për mbrojtjen nga dielli dhe me faktor mbrojtës nga dielli 50+.”
Neuer shkoi në Instagram të mërkurën për të treguar se ai vuante nga kanceri i lëkurës, dhe tani ka investuar në një krem kundër diellit me tenisten Angelique Kerber.