Rrëfimi rrëqethës i 24 vjeçarës që u përfshi në aksident, ja si ndodhi e tërë ngjarja

20:05 | 07 March 2019

Një aksident i rënd ka ndodhur sot.

24 vjeçarja, Xh.H ka qenë e përfshirë në aksidentin i cili ndodhi sot në Gjilan.

Ajo thotë se i kujtohet shumë pak se si ndodhi aksidenti në fjalë, derisa ka treguar se çfarë i kujtohet nga gjithë kjo ngjarje.

“Kam qenë në taksi dhe e kam të paqart çka ka ndodhë, më ka humb vetëdija po më tregojnë këta që e kam dhënë numrin e të dashurit për me e lajmru por unë nuk po e mbajë mend. Nuk po më kujtohet as ku kam pas me shku… krejt tjerat i kam të paqarta. Mjekt i kanë kry ekzaminimrt kam dhimbje të shpinës por jo diçka serioze edhe te pjesa e ballit pak të grithun. Nuk e kom marr as telefonin me shiqu ka ka ndodhë”, ka thënë ajo për Indeksonline.

27 persona të lënduar nga aksidenti i rëndë në Gjilan është bilanci i atyre që po trajtohen aktualisht në Qendrën Spitalore të këtij qyteti. Tre prej tyre në gjendje më të rëndë po qëndrojnë në QKUK të Prishtinës.

Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu ka thënë për Periskopin se 27 të lënduar po mjekohen në spitalin e tyre, ndërkohë që tre prej tyre janë dërguar në QKUK, pasi gjendja e tyre është më e rëndë.

Komento: