Sqarohen rregullat e reja të futbollit: Prekjet me dorë, penalltitë e kartonët.
Në shkurt, Bordi Ndërkombëtar i Shoqata të Futbollit (IFAB), që është organi qeverisës i FIFA-s, i aprovoi rregullat e reja në futboll, të cilat do të aplikohen nga 1 korriku. Këto rregulla janë zyrtarisht qysh nga e mërkura dhe tani janë sqaruar shumë prej tyre.
Ajo që i ka rënë më së shumti në sy tifozëve të futbollit se asgjë nuk është ndryshuar sa i përket rregullave për pozitë jashtë loje, që janë kritikuar shumë kohët e fundit, përveç se IFAB ka thënë se “dëshiron t’i modifikojë këto rregulla për ta inkurajuar futbollin sulmues dhe shënimin e golave”, transmeton Gazeta Express.
IFAB po tenton t’i ndalojë edhe grumbullimet e shumta të futbollistëve rreth gjyqtarëve, mirëpo në Asamblenë e 134-të në Belfast, tema kryesore ishte sa u përket prekjeve me dorë. IFAB dëshironte ta bënte të qartë që prekje me dorë konsiderohet çdo prekje përtej nënsqetullave.
“Nëse një lojtar e prek topin me dorë aksidentalisht, do të konsiderohet e parregullt vetëm nëse ai aksion përfundon me gol ose me rast të mirë për të shënuar gol”, thuhet në raportin e IFAB.
“Nëse aksione zgjatet dhe bëhen disa prekje me dorë para se të shënohet goli, prekja aksidentale me dorë nuk do të konsiderohet e rregullt”.
Kur një incident nuk është i qartë, atëherë gjyqtari kryesor duhet të shkojë te monitori përreth fushës dhe ta shikojë vetë rastin, përderisa gjyqtarët në dhomën e VAR-it mund vetëm ta këshillojnë.
Penalltitë
Nëse portieri i thyen rregullat kur po gjuhet një penallti dhe topi nuk hyn në portë ose e godet shtyllën, portieri nuk do të penalizohet përveç nëse veprimet e tij e penalizojnë qartësisht lojtarin që po e gjuan penalltinë.
Pasi që portierët dalin nga vija para kohe shumicën e rasteve si rezultat që nuk mund ta parashikojnë saktësisht se kur do të goditet topi, ata fillimisht do të marrin vërejtje e vetëm nëse e përsërisin gabimin do të ndëshkohen.
Nëse edhe portieri e edhe lojtari që e gjuan penalltinë bëjnë gabime në të njëjtën kohë, atëherë lojtari që e gjuan penalltinë ndëshkohet, pasi që në shumicën e rasteve është ai që e provokon gabimin e portierit. Paralajmërimet e bëra gjatë ndeshjeve nuk do të merren parasysh gjatë penalltive.
Kartonët
Nëse gjyqtari e lejon vazhdimin e lojës kur bëhet një ndërhyrje e parregullt pasi që ekipi që pësoi ndërhyrje ka mundësi të shënojë gol, atëherë kartoni i kuq bëhet karton i verdhë e nëse ndërhyrja ishte për karton të verdhë, lojtari nuk ndëshkohet fare.