
Katër persona të dyshuar kanë futur me forcë një shtetas kosovar në një veturë të tipit Seat me targa vendore. Ngjarja e cila nodhi të shtunën në Prizren, dyshohet se lidhet me kontakte të mëparshme të viktimës në rrjetet sociale me një vajzë nga Peja.
Sipas policisë, viktima qëndroi rreth një orë në makinë dhe pësoi lëndime të dukshme. Ai mori tretman mjekësor menjëherë pas lirimit. Katër të dyshuarit, mes të cilëve një i mitur, janë arrestuar.
Si prova materiale janë sekuestruar vetura e përdorur në ngjarje, katër telefona dhe një elektroshok. Pas intervistimit dhe vendimit të prokurorit, tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa i mituri është liruar në procedurë të rregullt.
Policia vazhdon hetimet për privim të kundërligjshëm nga liria dhe dhunë fizike ndaj viktimës.